Tre të burgosurit ndërprenë grevën në Prizren

burgu dhomaKMDLNJ në Prizren njofton se sot është ndërprerë greva e urisë e tre të burgosurve në burgun e Prizrenit, grevë kjo e filluar para shtatë ditësh.

“Puna e brendshme e menaxhmentit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, dhe sugjerimi për ndërprerje të grevës, bazuar edhe në fillimin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve, ka rezultuar me ndërprerje të grevës”, thuhet në njoftimin e KMDLNj të Prizrenit.

Në grevë ishin: Skënder Selmani, Qëndrim Rexhaj dhe Abdullah Zogaj të dënuar secili me nga 5,5 vite burgim, në shkallën e parë nga EULEX-i më 16 tetor të vitit 2013. Tash lënda ndodhet në Apel./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit