25.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Antikorrupsioni, nisë hetimet për ministrin Arban Abrashi

Arban AbrashiAgjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet rreth rastit të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për të cilin portali “Infokusi” ditë më parë ka raportuar së përveç dy posteve qeveritare, ministër dhe zëdhënës i qeverisë, ai ka në pronësi edhe një kompani private, “Laris group” sh.p.k e cila përveç tjerash merret me tregti me shumicë të pijeve.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni e ka konfirmuar nisjen e trajtimit të këtij rasti. Ai ka thënë për portalin “Infokusi” se rasti ka filluar të trajtohet dhe pas përfundimit do të njoftohet opinioni nëse ministri Abrashi është në kundërshtim më Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

“Kemi filluar ta trajtojmë këtë rast. Kemi bërë shkresë të mekanizmat kompetent që t’i sigurojmë të dhënat. Pas verifikimit do të ofrojmë opinionin tonë”, ka thënë Preteni për portalin “Infokusi”.

Sipas tij, problematike është statusi,” nuk është problem pronësia por menaxhimi”, ka thënë Preteni.

Ndryshe, portali “Infokusi”, para së të publikoi artikullin “Ministër, zëdhënës dhe pronar i biznesit për shitje të aeroplanëve dhe anijeve!”, i ka dërguar pyetje ministrit Abrashi por ai nuk është përgjigjur.

Kompania “Laris Group” Sh.p.k., e ministrit Abrashi, e regjistruar me 29.06.2011, merret më dhjetëra aktivitete biznesore, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra. Duke filluar nga tregtia me shumicë e pijeve, ambalazhim, prodhim të energjisë elektrike, ndërtim të objekteve banesore dhe jo banesore, instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, punime suvatimi, aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale, anijeve dhe aeroplanëve, tregtia me shumicë jo e specializuar dhe aktivitete të tjera.

Më Shumë

Fillon ndërtimi i disa tualetëve publike para objektit të administratës në Prizren

Të hënën e 20 majit, punimet për ndërtimin e tualetëve publike filluan para objektit të administratës komunale në Prizren. Komuna e Prizrenit, në partneritet me...

Ligji i ri i trafikut: Për një muaj policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba

Policia ka bërë të ditur pwr dënimet që janë dhënë më së shpeshti për shkelësit e rregullave në trafik. 27 mijë e tre gjoba janë...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit