Tre të vdekur e 197 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre të vdekur dhe 197 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 48 persona.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 18 mijë e 345, 15 mijë e 198 të shëruar dhe 669 raste të vdekjes. Të vdekurit janë dy në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe një rast mjekimi intenziv në QKUK.

Më Shumë

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lajmet e Fundit