4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Tregut të punës në Gjermani i duhen tre vite për të rimarrë veten

Do të duhen të paktën tre vjet që tregu gjerman i punës të rikuperohet nga pasojat nga pandemia e koronavirusit, deklaroi kreu i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele.

“Patjetër, do të zgjasë deri në vitin 2022 ose 2023 para se të kthehet në nivele normale”, shtoi ai.

Shkalla e papunësisë në Gjermani qëndroi në 6,2% në qershor, e barabartë me rreth 2,85 milionë njerëz të papunë, nga të cilët rreth 640 000 fajësojnë krizën aktuale për situatën e tyre.

Scheele pret që papunësia të rritet gjatë verës, siç ndodh zakonisht, megjithëse ai nuk pret që numri i të papunëve të rritet mbi tre milionë.

Ai tha se kriza e tanishme është e lidhur më shumë me virusin sesa me shkaqe ekonomike ose strukturore, që do të thotë se një rikuperim mund të fillojë menjëherë sapo faktorë të caktuar të fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur.

“Ne aktualisht presim një recesion që është kryesisht për shkak të efekteve të pandemisë. Tregu i punës ishte me të vërtetë i shëndetshëm”, tha Scheele.

Më Shumë

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Lajmet e Fundit