“Treshi Përsheshi” humb edhe Cimën, Radogoshi: Lamtumirë mbreti i humorit

I vetmi që ka mbetur nga grupi i humoristëve i njohur si “Treshi Përsheshi”, Sevdai Radogoshi, ka ndarë kujtimet për Rasim Thaçin – Cimën, i cili vdiq sot.

Radogoshi e ka quajtur të pabesueshëm lajmin, teksa është shprehur se nuk gjen fjalët për ta shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij.

“Jeta yte ishte e mbushur vetëm me dashni dhe vepra të mira”, ka shkruar ai në Facebook.

Me paraqitjen e një fotoje të të dy aktorëve, Radogoshi ka shkruar “Lamtumirë mbreti i humorit”.

Më 2015 pati vdekur edhe Ibrahim Krajkova – Leci, njëri prej tre anëtarëve të “Treshi Përsheshit”.

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit