4.7 C
Prizren
E premte, 28 Nëntor, 2025

Shkëlzen Çoça: Tri shkronja

Tri shkronja t’arta, veç tri,
N’to ka zjarr, betim, liri.
UÇK, jo fjalë, po flakë,
Jo hijë, po dritë në natë.

Nuk asht veç kujtim në gur,
As një shenjë në ndonjë mur,
Asht përjetë në gjak e mall,
Në çdo tokë që s’pranon me u kall.

Tri shkronja n’krahnor,
Zjarr n’shpirt, shkëlqim n’flamur.
UÇK këto shkronja që s’vdesin,
Të gdhenduna në gjakun e të rënëve,
Në lotin e nanës që pret,
Në kangën që s’harrohet asnjëherë.

Mos e thuaj, veç për me u ndje,
Se asht amanet për ne.
Merr frymë thellë kur e shqipton,
Se UÇK, asht nder që t’përvëlon.

Më Shumë

Festë në Rahovec, fitojnë ‘Vreshtarët’

Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:77 (24:19, 17:30, 24:10, 20:18), në javën e shtatë të...

Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve

Bashkimi ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara në ProCredit Superligë. Portokallezinjtë fituan ndaj Borës në udhëtim me rezultat 69:89 (14:27,...

Lajmet e Fundit