12 C
Prizren
E premte, 14 Maj, 2021

Tronditëse: Djali dyshohet për vrasjen e prindërve

Mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri. I dyshuari për vrasjen e tyre është A.Hadri, djali i tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve, raporton Gazeta Express

Dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë u gjetën në afërsi të trupave të pajetë të Suada dhe Durim Hadrit nga Prizreni.

Oborri i shtëpisë së familjes Hadri në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit po qëndron ende i rrethuar me shirita të policisë të cilët tregojnë se një ditë më parë aty ndodhi një ngjarje e rëndë.

Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë për Gazetën Express se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri.

Suada e Sokol Hadri kishin ardhur nga Suedia në Kosovë më 20 janar, ndërkaq po atë natë, djali i tyre A.Hadri kishte ikur nga Kosova.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë.

Si ndodhi e tërë ngjarja

Mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në rrugën “Avni Kabashi” në lagjen “Ortakoll” në Prizren, policia gjeti dy trupa të pajetë.

Rrethanat e vdekjes së çiftit ende nuk diheshin, ndërkaq fillimisht rastin e konfirmoi për Express zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, ka deklaruar Osmanollaj.

Pas hetimeve të para në vendngjarje, policia gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja.

Po ashtu, në trupat e pajetë të viktimave u gjetën plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Pas këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe policia treguan se bëhet fjalë për vrasje.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Derisa mjekët ligjorë dhe policia po qëndronin në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, trupat e pajetë të viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti po cilësohet si “Vrasje e rëndë”.

“VRASJE E RËNDË/Rr. “Avni Kabashi”, Prizren 22.01.2020 – 10:43. Në shtëpinë e tyre, pa shenja jetë është gjetur çifti bashkëshortor (një mashkull dhe një femër) K-Shqiptar. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku. Në trupin e viktimave vërehen plagë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Suada dhe Durim Hadri do të varrosen të premten në Prizren./GazetaExpress/

Më Shumë

Një grua tenton të vetëvritet me barna në Prizren

Një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar 30 tableta. Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:00 në rrugën “Bekim Berisha” në Prizren. Gazeta...

Sulm në shkollë, nxënësja e klasës së gjashtë qëllon tre vetë

Episodi më i fundit i të shtënave që trondit SHBA-në, ka në qendër të tij një 12 vjeçare. Vajza e klasës kishte marrë me vete...

Që nga janari, 27 të vdekur në aksidente rrugore

Që nga fillimi i këtij viti, në katër mujorin e parë janë shënuar rreth 5835 aksidente, pothuajse dyfishi i aksidenteve të raportuara në vitin...

Rrëzohet nga një lartësi një punëtor në Prizren, dërgohet në QKUK

Një person është rrëzuar nga një lartësi prej 2 metrash dje në fshatin Romajë të Prizrenit, derisa ishte duke punuar. Sinjali mëson se viktima ka...

Sot në Suharekë, luhet akti i dytë i finales Ylli-Peja

Të dielën (sot) do të zhvillohet sfida e dytë e finales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës...

Të mërkurën në Kosovë pritet të arrijnë mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas

62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë. Ato do t`i sjell falas “Gavi Covaxi”, një...

Momenti kur policia arreston disa të rinj në Prizren

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit. Pas kësaj përleshje fizike është nevojitur edhe ndërhyrja e...

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri. Rama tha...

Përfaqësuesit e bizneseve: Programi i Qeverisë po favorizon skemat sociale e jo zhvillimin ekonomik

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndërkohë, për kryetarin e Odës...

Neymar zbulon ëndrrën: Kam luajtur me Messin, tani dua të luaj me Ronaldon

Neymar dhe Cristiano Ronaldo së bashku? Një ëndërr jo vetëm për tifozët e Paris Saint-Germain, por edhe për sulmuesin brazilian, i cili rrëfeu për...

Ka vdekur këngëtari Ismet Bogujevci

Ka vdekur sot këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci. Lajmin e ka bërë të ditur djali i të njejtit përmes një shkrimi në...

Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Malishevë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Kijevë Malishevës për armëmbajtje pa leje. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka siguruar informata në rrugë operative se...

Një person tenton të vetëvritet në Suharekë

Një person në fshatin Semetishtë të Suharekës ka tentuar të bëjë vetëvrasje nw orët e para të mëngjesit të së premtes. Ai  ka tentuar të...

Kurti uron Bajramin: Le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të...

PDK-ja në Prizren uron besimtarët islam për Fitër Bajram

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të agjërimit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe...

Kosova në pritje të investimeve amerikane, me bazë në Marrëveshjen e Washingtonit

Kosova dhe shtetet tjera të rajonit kanë shprehur shpresën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë me përkushtim në synimet për investime...

Lajmet e Fundit