Trump: Vaksina kundër COVID-19 do të jetë gati për disa javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar në një intervistë në “Fox & Friends” mund të aprovohet një vaksinë kundër COVID-19 brenda disa javësh.

“Unë nuk jam duke e bërë këtë për arsye politike, unë e dua vaksinën shpejt”, tha Trump, duke iu referuar vaksinës të quajtur “Operacioni Warp Speed”.

“Ju nuk do të kishit një vaksinë për vite me radhë. Unë përshpejtova procesin me FDA. Ne do të kemi një vaksinë brenda disa javësh, mund të jenë katër javë, mund të jenë tetë javë, ne kemi shumë kompani të shkëlqyera”, citohet të ketë thënë më tej Trump.

Nga ana tjetër i nominuari demokrat Joe Biden dhe kandidatja e tij si nënkryetare, senatorja Kamala Harris, kanë shprehur shqetësime rreth presionit të mundshëm politik që mund të çojë në një aprovim të vaksinës shumë herët.

“Unë nuk do ta merresha me fjalët e Trump për këtë”, ka thënë Harris kur u pyet nëse do të merrte një vaksinë të miratuar para 3 nëntorit.

“Unë dua të shoh se çfarë thonë shkencëtarët”, u përgjigj Biden në një pyetje në lidhje me një vaksinë gjithashtu.

Ndërkohë, dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka thënë në mënyrë të përsëritur se është e mundur që një vaksinë të miratohet si e sigurt dhe efektive deri në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit