-3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Trusti me njoftim zyrtar për kursimet, 100 mijë qytetarë do të mund t’i tërheqin vetëm nga 10 euro

Trusti ka publikuar një tabelë ku tregon se sa mjete kanë qytetarët në llogaritë e tyre.Sipas këtyre të dhënave, numri i kontributdhënësve në Trust është 639.264.

Trusti tregon se mbi 100 mijë qytetarë kanë më pak se 100 euro në xhirollogaritë e tyre.

Më shumë se 200 mijë qytetarë kanë në llogaritë e tyre deri në 1 mijë euro.31% e qytetarëve apo 194,857 persona kanë nga 1 mijë deri në 5 mijë euro në llogaritë e tyre.

Trusti me këtë tabelë tregon se deri në 10 mijë euro i kanë pak mbi 74 mijë qytetarë.

Deri në 20 mijë euro i kanë mbi 40 mijë qytetarë.Në bazë të kësaj tabele kuptohet se mbi 20 mijë euro kanë afër 13 mijë qytetarë.Sot në Kuvend kaloi në parim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.Ky Projektligj nëse kalon edhe në leximin e dytë i jep mundësinë qytetarëve të Kosovës që të tërheqin 10% të Trustit të tyre.

Më Shumë

Në Prizren sekuestrohen dy armë dhe municion, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe disa paketa me municion, ndërsa ka ndaluar dy persona pas një ngjarjeje me të shtëna...

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin...

Lajmet e Fundit