18.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Tubimi i Nismës në Prizren/ Zafir Berisha premton ndryshime të mëdha në Kosovë

Kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate në Prizren u pritën nga banorët e lagjeve, “Vëllezërit Stavileci”, “Çamëria” dhe “Lidhja e Prizrenit”.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se “Kosova është pranë një udhëkryqi ku qytetarët e saj duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë, dhe zgjedhjen më e mirë për qytetarët e Kosovës po e ofrojmë ne me kandidatë tonë për deputet”.

“Programi i Nisma Socialdemokrate çdo ditë e më shumë po përqafohet nga qytetarët e Kosovës, dhe kjo natyrisht është dëshmia më e mirë se NISMA Socialdemokrate do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme e cila do të bëjë ndryshime të mëdha në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, tha Berisha.

Kandidati për deputet, Afrim Tejeci, tha se “rruga në të cilën jemi nisur ne, do të përfundojë me një fitore të madhe dhe me një kryeministër të guximshëm, siç ëshë Fatmir Limaj”.

“Ne jemi bërë Bashkë për Shteti, me një qëllim për vendin tonë, ndërtimin e shtetit dhe përmirësimin jetës së shoqërisë tonë. Andaj ju ftoj që të vazhdoni me të njejtën energji të kontribuoni në fitoren tonë të madhe”, tha Tejeci mes tjerash.

Kandidatët tjerë për deputetë, kërkuan nga të pranishmit që kështu të vazhdojnë deri më 6 tetor “sepse Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ndryshimin në vend mund ta bëjnë vetëm ata të cilët sikur ju që besojnë në fitore”. /PrizrenPress.com/

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

Më Shumë

Nga Mrizi i Zanave te Mrizi i Djallit

Dr. Halil Cikaj Dita e Shkollës në Gjonaj, Dita e Rënies së Dëshmorit Zenun Çoçaj dhe përvjetor dëshmori - 4 Qershori Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku...

Kryesuesja Bytyqi shpalos përpjekjet për transparencë para delegacionit ndërkombëtar

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka pritur një delegacion ndërkombëtar, para të cilëve ka shpalosur përpjekjet e pushtetit lokal për...

Lajmet e Fundit