6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Tunizia mbyll 60 xhami

Pas një sulmi terrorist në Tunizi ku mbetën të vdekur 39 persona, autoritetet do të mbyllin rreth 60 xhami në të cilat dyshohet se po nxitet dhuna.

Kështu ka njoftuar kryeministri i këtij vendi, Habib Essid, sipas të cilit, xhamitë, që veprojnë jashtë kontrollit të shtetit e po përhapen me shpejtësi, do të mbyllen brenda një jave.

“Disa xhami vazhdojnë të përhapin propagandën dhe helmin e tyre për të promovuar terrorizmin. Ne do të reagojmë ndaj atyre grupeve që veprojnë jashtë kornizave kushtetuese”, tha Essid, raporton Top Channel.

Duke folur për sulmin e së premtes, shefi i qeverisë tuniziane saktësoi vetëm se shumica e viktimave ishin shtetas britanikë, por nuk dha detaje të tjera.

Në sulmin e një dite më parë, një person i armatosur hapi zjarr ndaj turistëve në qytetin turistik Souse, duke vrarë 39 persona. Përveç shtetasve britanikë mes viktimave ka edhe vendas, gjermanë, belgë, francezë dhe të paktën një irlandez.

Atentatori u qëllua për vdekje nga policia. Autoritetet deklaruan se ai ishte një student i panjohur më parë për policinë. Ky ishte sulmi i dytë i madh ndaj turistëve në Tunizi që prej muajit mars, kur militantët vranë 22 persona në muzeun e kryeqytetit Tuniz.

Më Shumë

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Kriza e furnizimit me rrymë në Suharekë, Muharremaj apel qytetarëve: Nuk është problemi te kryetari i komunës

Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën. Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më...

Lajmet e Fundit