10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Turqi: Sulme ajrore kundër militantëve të IS-it në Siri

Aeroplanët luftarakë të Turqisë i kanë goditur katër caqe të militantëve të Shtetit Islamik brenda Sirisë, sot herët në mëngjes, pa e kaluar kufirin, kanë thënë autoritetet e Turqisë.

Në këtë operacion ajror janë goditur caqet në fshatin Havar, matanë kufirit afër provincës turke, Kallis. Është qëlluar edhe selia e militanëtve të Shtetit Islamik (IS).

Operacioni ajror u bë një ditë pasi Turqia u pajtua që të lejoj përdorimin e bazës ushtarake ajrore Incirlik, nga Shtetet e Bashkuara, për të lansuar sulme ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik, transmeton Rel.

Njëherësh, më se 500 ushtarë anti-terror të Turqisë, në Stamboll, i kanë bastisur më se 100 lokacione të grupeve militante të Shtetit Islamik dhe të kurdëve, në një operacion gjatë natës, me përdorim të helikopterëve dhe forcave speciale, kanë raportuar mediat lokale.

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit