Turqia dënon kritikën e Bidenit për Erdoganin “autokrat”

(Al-Jazeera) – Turqia ka dënuar ashpër të dielën vlerësimet e kandidatit presidencial të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e kritikoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe bëri thirrje për mbështetjen e rivalëve të tij.

Këto komente Bideni i kishte bërë gjatë një interviste dhënë “New York Times” në dhjetor, por videoja e xhiruar e së cilës është publikuar të shtunën, para se versioni i plotë të dilte në mediat sociale.

I pyetur lidhur me Erdoganin, Bideni e përshkruan presidentin turk si “autokrat”, duke i kritikuar me këtë rast politikat e tij kundruall kurdëve dhe duke i mbrojtur mbështetësit e opozitës turke.

“Ajo që mendoj se do të duhej të bënim është që ta zbatojmë një qasje krejtësisht ndryshe karshi tij, duke bërë të qartë se e mbështesim udhëheqjen opozitare”, ka thënë Biden gjatë intervistën. “Duhet ta paguajmë një çmim”, ka shtuar Biden, duke pretenduar po ashtu se Washingtoni duhet t’i trimërojë liderët e opozitës “në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë dhe ta mposhtin Erdoganin”. “Jo përmes puçit, jo përmes puçit, por përmes procesit zgjedhor”.

Komentet nuk kishin gjeneruar ndonjë reagim të madh kur ishin publikuar në janar, por videoja e intervistës ka nxitur kundërpërgjigje të ashpër nga Ankaraja.

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit