25.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Tyrbja e Shehzadeut në Prizren, për mbarësi familjare

Teqeja e Madhe Autoqefale Ballkanike konsiderohet si teqeja më e vjetër në Kosovë. Historia e saj nis në vitin 1582. Ajo u themelua nga shehu i saj i parë sheh Sylejman Axhiza Baba, i cili shërbimin e kishte në Gjakovë dhe në Prizren, duke themeluar një tjetër teqe atje në vitin 1608. Trashëgimia e saj përcillet në vijën e gjakut të familjes prej më shumë se 400 vjetësh.

Sheh Musa Shehu, njeriu që është në krye të Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike (Gjakovë-Prizren), thotë se që prej pesë shekujsh, shehët e kësaj teqe janë përpjekur t’i ndihmojnë njerëzve të jetojnë sa më qetë.

“Fatmirësisht popullata beson, por besimi nuk është me zor, ai të flë në zemër”, thotë Musa Shehu derisa tregon portretin e të parit të teqesë në ballë të saj, Sheh Axhiza Babës.

“Ne nuk luftojmë me dhunë që të imponojnë besimin. Jemi këtu për besimtarët e devotshëm, për ata që e ndiejnë vetën se i përkasin këtij besim. Musa Shehzadeu u lind në Gjakovë në vitin 1870. Ishte i biri i sheh Hysenit. Mësimet fillestare i mori në vendlindje, në Prizren, e më vonë edhe në Stamboll. Babai i tij kishte lindur në Shkodër dhe, pas mbarimit të studimeve në Stamboll, në Gjakovë kishte ndërtuar Teqenë e Madhe, kurse në Prizren Teqenë Marash-Hisar.

Kjo teqe luajti gjithnjë një rol konstruktiv karshi çështjes sonë kombëtare, në teqenë e Prizrenit ishin mbajtur edhe shumë takime nga krerë të ndryshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, delegatët e Shkodrës, por edhe të Malësisë, ishin pritur e përcjellë nga kryesuesi i kësaj teqeje”, shprehet Shehu..

Më Shumë

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dhe Ekipeve Ndërlidhëse të Monitorimit (LMT), zhvilluan trajnim evakuimi në komunën e Rahovecit. “Një...

Nënshkruhet marrëveshja për investime në Bellobrad, Dragash dhe Kosavë të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, ka nënshkruar sot një Marrëveshje Mirëkuptimi me Zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Eldin Uglari, për bashkëfinancimin e një...

Lajmet e Fundit