U dënua me 16 vjet burg, shqiptari shpallet i pafajshëm pasi vuajti 3 vjet në burgjet e Greqisë

Eduart Derka, një shqiptar i dënuar me burg në Greqi, ka fituar lirinë dhe është kthyer në vendin e tij, pasi qëndroi mbi 3 vjet në qeli. I njohur dhe si reper në vendin fqinj me emrin KingEdb Edëart, djali nga Lushnja ka fituar lirinë më 21 nëntor 2022.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria shkruan se Eduart Derka u kërkua të dënohej me 36 vjet burg, pasi u akuzua për grabitje me armë, dhune vrasje etj. Në përfundim të gjykimit, shqiptari u dënua me 15 vjet e 9 muaj burg dhe nisi shlyerjen e tyre.

Në nëntor 2022, reperi shqiptar fitoi lirinë pasi u shpall i pafajshëm, edhe pse kishte qëndruar për 3.5 vjet në burgjet greke. Ai u arrestua teksa ishte në shkollë dhe u transferua si kriminel gjatë viteve nga një burg në tjetrin, shkruan Gazeta Tema, përcjell Klankosova.tv.

Sot që është i lirë, Eduart Derka i bën thirrje shtetit shqiptar që të interesohet për bashkëkombasit e tjerë që qëndrojnë padrejtësisht në burgjet greke, edhe të paragjykuar për shkak të origjinës.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit