U fal namazi i Fitër-Bajramit, qytetarët urojnë për tolerancë e begati

Qindra besimtarë myslimanë në gjithë Kosovën falën sot në mëngjes namazin e Fitër – Bajramit. Në manifestimin qendror në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, myftiu i Kosovës Naim Tërnava iu drejtua xhematit, duke u lutur për paqe, begati, tolerancë dhe solidaritet.

Gjatë fjalimit të tij, Tërnava porositi se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori që po bëhet nëpër vende të ndryshme të botës.

Lutjes për mirëqenie dhe tolerancë iu bashkua edhe xhemati i pranishëm.

Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, me agjërim, lutje dhe adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata të mbarë botës, prej sot, në tri ditët e ardhshme, festojnë festën më të madhe islame, atë të Fitër – Bajramit.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit