17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

U infektua me Coronavirus nga pacientët, vdes mjeku i njohur

Roberto Stella, president i Shoqatës Mjekësore dhe mjek i përgjithshëm në Busto Arsizio, vdiq mbrëmjen e djeshme në spitalin Como. 67-vjeçari u shtrua në spital për vështirësi të frymëmarrjes pas kontaktit me coronavirus.

Lajmi u konfirmua nga kryetari i bashkisë së Busto Arsizio, Emanuele Antonelli

“Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia për vdekjen e Roberto Stella. Ai ishte një mjek dhe një pikë referimi për shëndetin italian.

“Është një ditë jashtëzakonisht e trishtuar! Koronavirusi mori brenda pak ditësh një mik, një koleg, një president gjithmonë të gatshëm të sakrifikojë veten për të tjerët, pacientët e tij, për të gjithë mjekët dhe dentistët që ai i mësonte. Për fat të keq erdhën lajmet që ne kishim frikë dhe se askush nuk do të kishte dashur të dëgjonte: Roberto Stella, i cili ishte shtruar në spital për disa ditë në kujdes intensiv, nuk ia arriti t’ia dalë “, është shprehur  Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit