U kapën me lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për “Posedim të substancave narkotike”, në Prizren, raporton PrizrenPress

Siç njofton Policia, të dyshuarve u janë gjetur 1.95 gram lëndë narkotike, të dyshuara si marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

· Rr. Adem Jashari, Prizren, 31.08.2021 – 13:10. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.37 gram. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Ibrahim Rugova, Prizren, 31.08.2021 -22:30. Njësiti policor duke patrulluar kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar për arsye se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike, më peshë 0,54 gram e llojit marihuanë. Me konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar rasti në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit