12.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Tetor, 2021

“Balkan Film Food Festival” në Pogradec, në konkurrim 35 filma nga Ballkani

Rreth 35 filma nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia janë në konkurrim në edicionin e 11-të të “Balkan Film Food Festival” që hap nesër siparin në Pogradec.

Filmi “Liqeni im” me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani do të çelë edicionin e 11-të të “Balkan Film Food Festival”.

Përgjatë 5 ditëve (1-5 shtator), edicioni i 11-të i festivali ballkanik të filmit do të sjellë produksione të ndryshme filmash shqiptarë dhe të huaj, që do të jenë në konkurrim.

Drejtori artistik i festivalit, Eno Milkani, tha se këtë vit festivali sjell në konkurrim rreth 35 filma nga vendet e Ballkanit. Ai theksoi se janë në program 4 filma artistikë me metrazh të gjatë.

“Filmi “Liqeni im” është xhiruar në Prespë, dhe në një farë mënyre është si një lloj premiere dhe për vetë Pogradecin. Kemi në program filmin “Shpia e Agës” nga Lendita Zeqiraj, që është bashkëproduksion mes Kosovës dhe Shqipërisë, pastaj një film rumun “Mia misses her revenge” prodhim i vitit 2020, si dhe një film prodhim maqedonas “The happiness effect” dhe ky i vitit 2020?, tha Milkani.

Fatos Baxhaku është një nga krijuesit e festivalit dhe ky është viti i dytë që “Balkan Film Food Festival” zhvillohet pa të.

Drejtori artistik, Eno Milkani thotë se Pogradeci është përzgjedhur prej tij për këtë festival. Të ftuarit nuk kanë munguar çdo vit në festival. Aktorja Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Mevlan Shanaj etj, do të jenë në ditët e festivalit.

Juria me anëtarë të huaj do të vlerësojë filmat që janë në konkurrim në këtë edicion. Në juri këtë vit janë Vincenzo Filippo, producent “Lupin Film Itali”, Eloise Verekeen aktore nga Franca dhe Marco Cicolini “Artinvita Festival Selector”, Itali.

Sa i takon pjesës së kulinarisë në festival, të ftuarit që janë turq, rumun, maqedonas, grekë do të kenë një turn në Lin, Volorekë, etj, për të provuar gatimet vendase.

Filmat e shkurtër dhe të studentëve

Në festival filmat me metrazh të shkurtër janë të ndarë në dy seksione. Seksioni i parë dhe i dytë, janë të ndarë në nënkategori, film student, film i shkurtër i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, film dokumentar dhe fiction dhe filma vizatimor.

Sipas drejtorit artistik, Eno Milkani, në këtë program marrim pjesë rreth 30 filma të shkurtër, që gjithashtu do të jenë në konkurrim.

“Balkan Film Food Festival” me drejtor artistik Eno Milkanin dhe drejtore ekzekutive Gerta Qurkun këtë vit sjell dhe shtatë filma, që janë bërë nga studentët e gazetarisë së Elbasanit dhe të Shkodrës vjet në bashkëpunim me USAID.

Në program janë dhe pesë filma të shkurtër fitues nga festivali i Strumicës, që u zhvillua para dy javësh dhe do të shfaqen në ditën e fundit në “Balkan Film Food Festival”.

Filmat do të shfaqen në Odeonin e qytetit dhe në kinema. Çmimet do të jenë si çdo vit, “Filmi artistik me metrazh të gjatë më i mirë”, “Filmi artistik më i mirë i shkurtër”, etj./atsh/

Më Shumë

Haskuka: Prizreni nuk ka kohë për të humbur që t’i rikthejë të korruptuarit e zhvatësit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka zhvilluar një takim mobilizues me kandidatët e tij, për Kuvendin Komunal. Ai, në këtë...

Henry flet për Messin: Ai nuk po gjen hapësirë tek PSG

Ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Tierry Henry ka dhënë sot një intervistë ku është pyetur mbi situatën që po kalon Mesi tek PSG. “Mesi nuk po...

Trepça shënon fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci me rezultat 75:103, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së...

Vdes në moshën 94-vjeçare komediani legjendar amerikan, Mort Sahl

Komediani legjendar amerikan dhe satiristi politik, Mort Sahl, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Ai vdiq të martën në Mill Valley të Kalifornisë. Komentet e tij...

Shtyhet sërish gjykimi ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit

Për shkak se mungoi pa arsye dëshmtari Adem Sallauka, ka dështuar për të dytën herë shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ndaj...

Ndalohet një person për dhunë në familje, policia në Dragash e verifikon që ishte i kërkuar nga gjykata

Është ndaluar një person nga fshati Radeshë i Dragashit për dhunë në familje, por kur policia kishte identifikuar të dyshuarin e kishte verifikuar se...

Prizreni prin me numrin e të vaksinuarve brenda një dite

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 5 mijë e 287 doza të vaksinës kundër Covid-19. MSh-ja ka njoftuar...

Këto janë masat e reja anti-Covid që pritet të miratohen nga Qeveria e Kosovës

Ditëve në vazhdim pritet të bëhet miratimi i masave të reja antiCovid-19. Ndryshimet nuk pritet të jenë të mëdha nga ato paraprake që u...

“Nuk e di as vetë o Arjan…”/ Bora flet pas puthjes, a u ribashkua me Donaldin? (FOTO)

Të premten mbrëma, publiku u emocionua së tepërmi nga takimi mes aktorit të humorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani. Dyshja ka konfirmuar ndarjen disa...

Për gati 5% janë rritur çmimet e artikujve ushqimor në Kosovë gjatë shtatorit

Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor...

Sulm seksual ndaj një gruaje, trajneri serb dënohet me tre vjet burgim

“Sulm seksual” është akuza që mban mbi supe trajneri serb Milutin Sredojevic, i cili udhëheq kombëtaren e Ugandës. Ai është dënuar me tre vjet burgim. Vendimi...

Sot numërohen votat e fundit, KQZ afër shpalljes së rezultateve përfundimtare

Të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar procesi i rinumërimit të votave në 43 vendvotime. Pas përfundimit të këtij rinumërimi, Komisioni...

Veprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me Wanda Naran (FOTOT)

Marrëdhënia e trazuar e Mauro Icardit me Wanda Naran, ka marrë një tjetër kthesë, pasi sulmuesi i PSG-së postoi një mesazh të ri që...

Rrahje dhe gjuajtje me armë në Prizren

Dje rreth orës 18:37 ka ndodhur një rrahje në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prizren. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Vdiq regjisorja Burbuqe Berisha

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha. Siç mësohet, ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, ka vdekur në Ministrinë e Kulturës. Berisha njihet si regjisore e disa...

Vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore për raundin e dytë

Subjektet politike dhe kandidatët do të kenë 5 ditë kohë të zhvilluar fushatën zgjedhore, raporton Ekonomia Online. Kështu ka bërë të ditur, Zëdhënësi i KQZ-së,...

Lajmet e Fundit