U kritikua për peshën, Roberto Martinez mbron Hazard-in: Ka të njëjtin trup kur bën diferencën

Trajneri i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, ka hedhur poshtë kritikat se sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard është mbipeshë dhe i paaftë për të performuar në nivelin e kërkuar në Kupën e Botës 2022 të Katarit.

Hazard, një lojtar për të cilin Real Madrid-i pagoi 100 milionë euro fikse plus 30 milionë bonuse te Chelsea në vitin 2019, ka shënuar vetëm gjashtë gola në 72 ndeshje. Koha në kryeqytet është shoqëruar nga problemet fizike dhe performanca e dobët.

Megjithatë, duke folur gjatë një interviste për “Talksport”, trajneri spanjoll Martinez mbrojti lojtarin e tij përpara turneut që fillon këtë muaj.

“Eden Hazard mund të ketë ndeshje të këqija dhe mund të ketë momente kur ai nuk është në formën e tij më të mirë. Njerëzit thonë se kjo është për shkak të formës së tij trupore ose ai ka shumë yndyrë në trup”, tha Martinez.

“Epo, ai ka të njëjtën yndyrë trupore kur bën diferencën. Duhet të kuptoni se është një lojtar i bazuar në talentin e tij dhe jo një lojtar i bazuar në fizik”.

“Ai ka pikat e tij të forta në situatat një kundër një. Nëse ai nuk luan mirë, atëherë komenti i lehtë, dembel, është se ai nuk është aq i dobët apo atletik sa duhet të jetë”, vijoi trajneri.

Belgjika do të përballet me Marokun, Kanadanë dhe Kroacinë në fazat e grupeve të Kupës së Botës. /Albanianpost.com

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit