UDB-ashët në shtet pengojnë hapjen e dosjeve!

Kosova akoma larg nxjerrjes së ligjit të lustracionit

ANALISTËT:Çlirimtarët u bënë bashkë me spiunët

“Jam nga familje e të burgosurish dhe të persekutuarish politikë dhe kur po shoh gjykatës, që kanë dënuar anëtarë të familjes sime, ish-agjent të UDB-së, që ndiqnin dhe morën në qafë gjithë familjen time, e sot njerëzit e njëjtë mbajnë poste të rëndësishme shtetërore, ky është turpi i këtij pushteti dhe kësaj klase politike”, thotë Faik Krasniqi

Qeveria e Republikës së Kosovës akoma nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor se kur do ta bëjë Ligjin për zbardhjen e dosjeve të spiuneve, që ishin të angazhuar për shërbimet sekrete serbe, UDB-së dhe OZNAS, që iu sollën të këqija qytetarëve gjatë kohës së komunizmit, derisa vendi ishte nën okupimin serb. Pala kosovare, dikasteri ministror që është tani pjesë direkte e bisedimeve me Serbinë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në interesimin e gazetës, nëse është biseduar deri më tani, ose do të jetë në agjendë të bisedimeve në vijim, edhe çështja e dorëzimit të dosjeve për spiunët kosovarë të UDB-së dhe OZNAs ,tek autoritetet shtetërore kosovare, sikur është bërë me dosjet e shërbimit civil dhe dosjet e tjera të karakterit të administrimit civil të shtetit. Gazeta i është drejtuar ministres së Dialogut, Edita Tahirit, për të mësuar nëse është biseduar ose do të bisedohet në të ardhmen rreth dosjeve të shërbimeve sekrete të regjimit të kaluar, por nuk ka marrë përgjigje. Analistët politikë, konsiderojnë se është nevojë emergjente e kohës, që pas 15 vjet të shtetndërtimit, të kërkohen dosjet e spiunëve, në mënyrë që edhe Kosova ta bëjë Ligjin e lustracionit sikurse të gjitha shtetet e tjera, që kanë dalë nga ish-Federata jugosllave.(Shkruan Kosova Sot)

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit