Sot nis NGOMfest në Prizren

Prizreni për katër ditë radhazi, do të jetë edhe qendër e muzikës.

Më 30 korrik (sot) fillon festivali NGOMfest, i cili do të zgjasë deri më 2 gusht ku do të marrin pjesë muzikantë të zgjedhur të cilët do të jenë të vendosur vetëm në skenën e Marashit.

Ndejat do të fillojnë në ora 21:00 e do të zgjasin deri në orët e hershme të mëngjesit.

Për të folur rreth festivalit në emisionin Ora e Mbrëmjes kanë qenë të ftuar edhe përfaqësuesi i festivalit Agon Shporta dhe DJ britanik Jamie Golt.

Shporta dhe Golt kanë folur për ecurinë dhe agjendën e këtij festivali.

Festivali NGOMfest këtë vit sjellë një program të begatshëm më muzikë nisur nga ajo hip-hop me Cynaide, Ergen e Elinel, pastaj grupet muzikore Alba Hyseni Project, Abop, Zaa e Huset dhe DJ të zhanrit drum and dass.

Ky është viti i pestë që po organizohet ky festival, ndërsa artistët e festivalit në edicionet e kaluara kanë performuar në skenat në Shatërvan, në Marash, tek ish Parkingu, në Kej, Promo Skena, Skena në Kino Bahqe (SHKA), Skena me muzikë klasike në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” dhe Hamamin e “Gazi Mehmet Pashës”.

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit