-3.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Uji në Malishevë, të vlohet para se të pihet

Komuna e Malishevës dhe Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, bëjnë thirrje për kujdes në përdorimin e ujit për pije.

Uji nga puset të mos përdoret për pije, pa u vluar së paku dhjetë minuta në temperaturë njëqind gradë. Këtë thirrje, e kanë përsëritur sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, Nurishahe Hulaj.

Drejtoresha Hulaj, sot e ka vizituar Malishevën, ku është takuar me kryetarin Begaj dhe drejtorin e shëndetësisë, Hajdin Berisha, e ku kanë biseduar për masat e marra pas vërshimeve, me qëllim të mos përhapjes së ndonjë epidemie, që mund të vij nga ndotja e puseve të ujit, sidomos në zonat e prekura nga vërshimet.

Kryetari Begaj dhe drejtori Berisha, e kanë informuar drejtoreshën Hulaj, për masat e ndërmarra, së pari në sistemet e ujësjellësve, pastaj edhe masat tjera, si dhe për thirrjet e vazhdueshme për kujdes të shtuar në përdorimin e ujit nga puset. Po ashtu, edhe stafi mjekësor i QKMF-së, do të përcjellë situatën për paraqitjen eventuale të ndonjë rasti, që vjen si rezultat kontaminimit të ujit.

Drejtoresha e IRSHP-së, Nurisha Hulaj, kërkoi rritjen e nivelit të gatishmërisë, dhe kërkoi që stafi mjekësor të vizitojë shkollat dhe vendbanimet, në mënyrë që të njoftohen qytetarët për rrezikun nga kontaminimi i ujit. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, nesër  pritet t`u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit. Procesi zgjedhor është...

100 aksidente veç të hënën në Kosovë

E hëna ishte një ditë e rëndë për komunikacionin e Kosovës, pasi u regjistruan plot 100 aksidente. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 26...

Lajmet e Fundit