Unai Emery kërkon Vedat Muriqin te Aston Villa

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të transferohet në Premier Legue. Ylli dardan po bën një sezon të madh me Mallorca-n në La Liga dhe ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha.

Sipas raportimeve më të fundit të italianes “Calcio Mercato”, skuadra e fundit që synon shërbimet e ish-lojtarit të Lazio-s është Aston Villa në Premier League.

Trajneri i ri i Villa-s, Unai Emery e shikon sulmuesin si lojtarin e duhur për të forcuar repartin ofensiv të skuadrës së tij. Profili i Muriqit, si një lojtar shumë fizik dhe i aftë për të fituar duelet ajrore pëlqehet nga trajneri spanjoll.

Plani i Aston Villa-s është të bëjë një ofertë prej 20 milionë eurosh për të marrë Muriqin në afatin kalimtar dimëror.

Klauzola e tij e lirimit me Mallorca-n është 38 milionë euro, ndaj propozimi anglez është larg kësaj shifre. Mbi të gjitha, thuhet se Lazio ka 45% klauzolë në rast shitje të Muriqit.

Ylli dardan ka shënuar tetë gola dhe një asistim në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon. /Albanianpost.com

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit