7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Unë do të luftoj këdo’ – Anthony Joshua i hapur për revanshin me Joseph Parker nëse Oleksandr Usyk vonon meçin mes pushtimit rus

Anthony Joshua ka thënë se është i gatshëm për një revansh me Joseph Parker, nëse lufta e tij e dytë me Oleksandr Usyk anulohet.

Joshua u mposht nga Usyk në shtator të vitit të kaluar në Tottenham, i cili më pas kërkoi të drejtën për revansh ndaj tij, duel i cili mezi pritej që të zhvillohej kah muaji qershor.

Mirëpo, kjo ndeshje vështirë se do të zhvillohet pas pushtimit rus të Ukrainës, e cila e ka parë Usyk-un të marrë armën në dorë për të mbrojtur kombin e tij.

Pas kësaj ngjarjeje, Joshua vendosi të respektojë Usyk-un dhe të mos komentojë lidhur me meçin se a do të luftojnë apo jo.

Por, në rastin tjetër, ai konfirmoi se është i gatshëm për çfarë do meçi që ta zhvillojë, duke përfshirë edhe atë kundër Joseph Parker, të cilin e kishte mposhtur në vitin 2018.

Parker i cili humbi luftën me Joshua-n, tashmë ka dalë vullnetarisht për të përballur me Anthony-n në vend të Usyk-ut, i cili tashmë është duke mbrojtur vendin e tij nga lufta.

Joshua i tha “Behind The Gloves” : “Unë personalisht? Do të luftoj pa problem. Do të luftoj çfarëdo, pa problem.”

“Por dëgjoni, unë do të luftoj me Joseph Parker. A e dini se çfarë është? Në regjistrimin tim tregon se është një luftë në fund të ditës, çfarë doni të bëj?

“Unë do të luftoj këdo, kurdo që është vetëm një luftë. A e dini se çfarë po përpiqem të them? Pra, po, do të luftoj, 100 për qind”.

Pas humbjes ndaj Usyk, qarkulluan lajme se ai do ta ndërronte trajnerin, por Joshua konfirmoi se Angel Fernandez, dikur ndihmës-trajneri i tij, do të jetë ‘këndi i tij kryesor’.

“Unë jam duke punuar me Angel Fernandez tani. Në Londër dhe gjithsesi ai ka qenë në kampin tim për tre vitet e fundit. Ai ka qenë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit tim të botës”, tha Anthony Joshua.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit