10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjykimi në rastin “Abi Çarshia“, vazhdon dhënia e mbrojtjes nga ana e të akuzuarave

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, është vazhduar mbrojtja e të akuzuarës Egzona Morina Thaçi, ish-inspektore e ndërtimit në Prizren, ku po akuzohet së bashku me pesë të tjerë lidhur me rrënimin e objekt aneksit shtesë të “Abi Çarshisë”, në Prizren.

Egzonë Morina-Thaçi së bashku me Islam Thaqin, Jetmire Vrenezin, Arian Tarakun, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqin, akuzohen për korrupsion në rastin e rrënimit të aneks-objektit të “Abi Çarshisë”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E akuzuara Egzona Morina Thaçi, duke vazhduar mbrojtjen e saj tha se jo vetëm ditën kur e ka dhënë deklaratën në Prokurori por edhe në takimet e shumta që i kanë pasur për sa i përket lëndës së “Abi Çarshisë”, kishte qenë kategorikisht që personat që nuk kanë përgjegjësi ndaj lëndës, të mos marrin përgjegjësi ashtu sikurse ne bartësit e lëndës.

Shtoi se e njëjta ka vlejtur edhe më datën 19 korrik 2019 ku bashkëpunëtoret teknik Isë Bislimaj dhe Arian Taraku, e gjithashtu edhe për të akuzuarin tjetër Shqipëron Krasniqi për të cilën atë ditë kishte thënë se si është e mundur që ai të vjen në ditën e ekzekutimit si përfaqësues ligjor i Komunës për të dhënë këshilla juridike pa qenë farë i njohur me mbarëvajtjen e lëndës e që për këto të lartpërmendurit ka kërkuar që të lirohen nga ekzekutimi ose të mos bartin përgjegjësi ligjore.

Ajo shtoi se vazhdimisht nga Drejtori i Inspektoriateve Islam Thaqi sa herë janë mbajtur takime për lëndën e Abi Çarshisë kishte kërkuar që të mos ngutemi në asnjë hap me procedura ligjore dhe që së pari të marrin sqarime për dispozitat ligjore nga përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit e që në rast të mos marrjes së ndonjë përgjigje nga ta, t’i drejtohet edhe Kryetarit të Komunës.

Ajo shtoi se si inspektore kishte filluar punën në vitin 2018 dhe se lëndën e “Abi Çarshisë” kur e kishte marr e kishte gjetur në fazat  e ndërtimit të vrazhdë të përfunduar, një pjesë e objektit ka pasur të finalizuar edhe instalimet elektrike, të ujërave dhe suvatimeve, ndërsa në pjesën e tejkaluar nga leja ndërtimore ka qenë vetëm pjesa e ndërtimit të vrazhdë pa suvatim.

Ajo shtoi se për shkak të ndjeshmërisë së lëndës dhe vendimeve të cilat i kanë atakuar proceduat e tyre, ku ka qenë edhe një vendim i MMPH-së dhe shkaku i kësaj, vazhdimi i secilës procedurë ligjore nga ana e saj ka qenë e ngadalshme në të gjitha hapat ligjore për shkak se nuk ka dashur që të bëj shkelje që e dërgon në përgjegjësi dhe në fund tha nuk ka pasur qellim keqdashës në rastin në fjalë.

Të pandehurit Isë Bislimaj dhe Arian Taraku deklaruan se dëshirojnë që të shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore dhe të mbrohen në heshtje.

Ndërsa po ashtu në seancën e sotme dha mbrojtjen e tij i akuzuari Shqipëron Krasniqi i cili deklaroi se i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori dhe tha se në Komunën e Prizrenit kishte filluar punë më 13.08.2019 me kontratë me vepër në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Komunës ku ka pasur për kompetencë të mbroj interesin e Komunës.

Ai tha se lidhur më lëndën e “Abi Çarshisë” nuk ishte i angazhuar në asnjë veprim dhe se ditën e daljes në terren kishte dal pasi që përfaqësuesi ligjor i Komunës, Arben Krasniqi e kishte informuar se duhet që të asistoj në terren në një lëndë pasi që ashtu ka kërkuar Drejtori i Inspektoriateve Islam Thaqi dhe se atë ditë i kishte dërguar investitorit njoftimin mbi refuzimin e kërkesës për fillimin e procedurës së legalizimit nga  Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor dhe se këtë vendim ia kishte dorëzuar palës dhe avokatit të tyre.

Pasi që kishte përfunduar orari i punës së gjykatë, seanca e sotme është ndërprerë dhe e njëjta do të vazhdoj më 8 prill 2022 , ku do të vazhdohet me dhënien e mbrojtjes së të akuzuarit Shqipëron Krasniqi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Venezit, Egzonë Morina-Thaqit, Arian Tarakut, Isë Bislimajt dhe Shqipëron Krasniqit, të cilët po i ngarkon me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se më 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit ndaj “Abi” SHPK në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69 mijë e729 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dhjetë vjet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Kurti pranon nga Nagavci raportin e teksteve të rishikuara për klasat 1-9

Kryeministri Albin Kurti e konsideron thelbësor rishikimin e teksteve shkollore për cilësinë e arsimit dhe edukimit në Kosovë. Këtë deklaratë ai e ka bërë...

Lajmet e Fundit