23.2 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Universiteti i Shkupit, projekt kombëtar

Ministri i Arsimit të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, ka thënë se hapja e universitetit të ri në Shkup në gjuhën shqipe ka rëndësi të madhe jo vetëm për shqiptarët e këtushëm, por edhe për shqiptarët jashtë Maqedonisë, në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës.

Në një intervistë për “Epokën e re” Ademi ka thënë se me hapjen e Universitetit të Shkupit nuk cenohet Universiteti i Tetovës, pasi drejtimet që do të jenë në të parin, nuk janë në kuadër të UT-së. Ai ka treguar se Universiteti i Shkupit do të ketë gjithsej pesë fakultete me 14 programe studimore.

“Universiteti i Shkupit dhe Universiteti i Tetovës janë dy projekte të mëdha kombëtare dhe Shkupi si kryeqendra e shqiptarëve është qyteti ku duhet të ketë një vatër të arsimit të lartë që funksionon dhe frymon shqip”, ka thënë Ademi, duke shtuar se do ta vazhdojnë mbështetjen permanente ndaj Universitetit të Tetovës.

Ai ka thënë se mbështetja për Universitetin e Tetovës dhe hapja e universiteti të ri në Shkup në gjuhën shqipe dëshmon edhe një herë përkushtimin e BDI-së për zhvillimin e arsimit, në veçanti arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

“Gjithashtu, përkushtimi ynë i vazhdueshëm nuk ka munguar për zbatimin e reformave për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve që dalin nga ky dokument paqësor, zhvillimi ekonomik, e kështu me radhë”, ka deklaruar ai.

Ademi ka thënë se për vitin 2015 e arritur e madhe për shqiptarët në Maqedoni është themelimi i Universitetit të Shkupit në gjuhën shqipe. Në këtë intervistë ministri Ademi ka folur edhe për situatën politike në Maqedoni. Ai ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Maqedoninë, veçanërisht për shqiptarët, sepse në prill do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ademi ka thënë se për shqiptarët është e rëndësishme të dalin në zgjedhje me më pak lista të kandidatëve për deputetë.

“BDI-ja do të angazhohet me gjithë kapacitetet e saj që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Në këtë periudhë shumë i rëndësishëm është krijimi i ambientit politik pozitiv, i cili do të ndikojë në mbajtjen e zgjedhjeve demokratike”, është shprehur Ademi. /Epoka e re

Më Shumë

Shpëtohen dy shtetase të huaja në Bjeshkët e Sharrit

Dy shtetase të huaja janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë, konkretisht në Bjeshkët e Sharrit në orët e hershme të mëngjesit të së...

Prizren, aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren të martën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë lidhur me veprat penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë,...

Lajmet e Fundit