0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Universiteti, vetëm funksione mbijetese

RameBuja-ministri arsimitDeri në miratimin e amandemantimit të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe miratimin e plotësimit të Ligjit për Universitetin e Prishtinës konform kërkesave për autonominë, Universiteti do vijojë vetëm me funksione mbijetese në mënyrë që të evitohen të gjitha keqkuptimet.

Ministri i Arsimit dhe Teknologjisë tha se kjo është vendosur në mënyrë që të shmanget çdo keqkuptim.

“ Rekomandimet që dolën nga ministria gjatë ditës së djeshjme janë sygjerime apo rekomandime konform ligjit se si do të duhej të vepronte Senati në këtë gjendje që është krijuar. Kemi rënë në një gjendje të cilën askush nuk do të donte ta shihnim universitetin. Tani do duhej të mbahet mbledhja e Senatit dhe të zgjidhet një kryesenator dhe të vijohet vetëm me funksionet themelore derisa të bëhet amandamentimi i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe plotësimi i ligjit për statutin e Universitetit të Prishtinës”, ka deklaruar në Programin e mëngjesit të RTK-së, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Duke komentuar rekomandimet që dolën nga institucioni që ai drejton, Buja tha se Universiteti gjatë kësaj kohe nuk do të ketë të drejtë për konkurse dhe komisionet tjera vlerësuese do të pushojnë.

“ Të pushojnë të gjitha komisionet pasi mund të abuzohet. Amandamentimin ne do ta përcjellim nesër në qeveri dhe kjo e fundit më së largu të hënën do ta përcjellë në Kuvend. Kam biseduar dhe me grupet parlamentare dhe deputetët janë të gatshëm që të veprojnë që ky projekligj të bëhet ligj sa më shpejt. Ne gjithashtu e kemi gati edhe statutin të cilin gjithashtu do ta procesojmë në Kuvend. Pasi të miratohen këto dy akte normative do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Universitetin konform ligjit që do të miratohet”, ka deklaruar më tej ministri Buja.

Sipas tij, tani gjërat mund të shihen më themel pasi telashet në universitet janë që prej 20-25 vjetësh.

‘ Nuk ka anarki në universitet. Gjithçka është duke shkuar në rregull ndërsa sa i përket ligjit ne do t’i shohim praktikat më të mira perendimore”, tha ministri duke shtuar se në asnjë vend të botës Universitetet nuk janë të shkëputura plotësisht nga politika, e veçmas kur bëhet fjalë për pjesën menaxheriale. Ndërsa pjesa akademike po”, tha Buja.

Më Shumë

Në Prizren u përurua videoklipi `Romani Sofra-Sofra Rome`, projekt i gazetarit Galushi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njofton se në Doku Kino në Prizren, u promovua videoklipi "Romani Sofra - Sofra Rome", projekt i...

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Lajmet e Fundit