10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

UNMIK-u i dhuron një veturë ZKK-së në komunën e Rahovecit

Rahovec-Vetura për ZKKZyra për Komunitete dhe Kthim në komunën e Rahovecit, të cilën e udhëheq Slavisha Kollashinac, bëhet me një veturë, fal zyrës regjionale të UNMIK-ut në Pejë. Qëllimi i dhurimit të kësaj veture nga ana e UNMIK-ut është që zyrës për komunitete dhe kthim ti lehtësohet kryerja e detyrave dhe punëve që kanë në teren.

”Bisedat për të na dhuruar këtë veturë nga zyra e UNMIK-ut në Pejë kanë filluar para disa muajve por që tani na është dhuruar. Kjo veturë do të jetë një ndihmës e madhe sa i përket komunitetit RAE, pasi që ne nga tash e tutje do të dalim edhe jashtë qytetit, dhe pres një bashkëpunim më të mirë me komunitetin RAE të cilët jetojnë jashtë qytetit të Rahovecit, siç janë fshatrat Ratkoc, Krushë e Madhe dhe fshatrat tjera ku jeton komuniteti REA”, thote Kollashinac.

Zyra e UNMIK-ut në Pejë, përveç kësaj veture të cilën u ka dhuruar kësaj zyra, kjo zyre edhe në të kaluarën u ka ndihmuar edhe me disa kompjuter të cilët përdoren për kryerjen e punëve të zyrës për komunitete dhe kthim në komunën e Rahovecit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Lajmet e Fundit