20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

UP, dyfish më shumë të interesuar sesa vende të lira

UP-studentetUniversiteti i kryeqytetit “Hasan Prishtina” mbetet institucioni më i kërkuar nga të rinjtë e vendit për të nisur studimet.

Vetëm për këtë vit, rreth 23 mijë maturantë janë të interesuar për t’u regjistruar në njësitë akademike të këtij institucioni, kurse për dy afatet e regjistrimit do të pranohen vetëm 12 mijë, aq sa është paraparë, raporton KTV.

Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, tërë procesin e kandidimit e cilëson mjaft korrekt. Sipas tij, edhe këtë vit kanë mbetur lista të mjaftueshme për pranim të studentëve të kategorive të veçanta.

Ndër fakultetet më të kërkuara për regjistrim janë Fakulteti Juridik dhe ai Ekonomik. Në këtë të dytin për regjistrim kanë aplikuar 4 mijë e 300 kandidatë, por as gjysma e tyre nuk kanë gjasa të pranohen, transmeton Koha.

UP-ja do të regjistrojë edhe rreth 300 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci.

Më Shumë

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit