2.8 C
Prizren
E hënë, 30 Janar, 2023

Kofi Annan kishte mbështetur ndërhyrjen ushtarake në Kosovë

Kofi Annan“Një jetë në luftë dhe paqe,” është libri autobiografik i ish Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, botuar nga Penguin Press në New York, i cili përshkruan tetë vitet e tij në postin e shefit të organizatës botërore, që nuk ishin pa sfida për te dhe paqen ndërkombëtare.

Përveç luftës dhe gjenocidit në Ruandë dhe në ish-Jugosllavi, një segment të librit e përbën edhe lufta në Kosovë dhe kundërshtimet diplomatike të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit rreth ndërhyrjes dhe autorizimit nga organi ekzekutiv i OKB-së si ruajtës i paqes dhe sigurisë në botë. Kofi Annan, sipas librit, ka mbështetur ndërhyrjen ushtarake në Kosovë edhe pa një sanksionim nga ana e Këshillit të Sigurimit.

Libri është një rrëfim i sinqertë i Annanit për ngjarjet më të rëndësishme të 20 vjetëve të fundit që paraqiten qartë dhe në mënyrë koncize. Si një diplomat karriere, ai megjithatë i dinte çështjet dhe problemet me të cilat do të përballej para se të qartësonte çfarëdo pozicioni si Sekretar i Përgjithshëm.

Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se ‘fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës. ’Ish shefi i OKB-së përmend pastaj fjalimet e tij të ndryshme para, gjatë dhe pas intervenimit të NATO-së duke e bërë të qartë se, ndonëse në një pozitë ‘neutrale’ ai megjithatë mbështeste ndërhyrjen ushtarake dhe këtu bënë një analogji me siç thotë, ‘intervenimin e kirurgut për shpëtimin e jetës’.

Nga mesi i fushatës bombarduese të NATO-së kundër pozicioneve ushtarake serbe në Serbi dhe Kosovë, Anan thotë se ishte angazhuar për një rol më aktiv diplomatik të Kombeve të Bashkuara, mirëpo ‘Shtetet e Bashkuara nuk e fshehën se donin që OKB dhe unë të jemi sa më larg menaxhimit të konfliktit’,shkruan RTK

Pas thirrjes që kishte bërë për ndaljen e fushatës serbe dhe tërheqjen e trupave nga Kosova me kushtin e ndaljes së bombardimeve të NATO-së, Annan thotë se kishte pasur reagime pozitive nga Jacques Chirac dhe Gerhard Shroder, mirëpo ‘Albright dhe Clinton patën hezitime lidhur me intervenimin tim’.

“Për lexuesit që duan të identifikojnë heronjtë dhe kriminelët, libri ofron material të mjaftueshëm”, vlerëson librin gazeta Christian Science Monitor.

Më Shumë

31-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës, konsumon domestos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Lubiçevë të Prizrenit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës...

33 vjet nga vendimi për Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve

33 vjet më parë Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci dhe Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj e kishin marrë vendimin për të filluar Aksionin...

Lajmet e Fundit