11.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

UPZ marrëveshje me STA-në

UPZ arrin marrëveshje me STA për organizimin e testeve ETS të njohura ndërkombëtarisht (TOEFL ITP®, TOEIC®L&R dhe TFI™)

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur protokoll bashkëpunimi me S.T.A (Country Master Distributor for ETS), Objekti i këtij protokolli është të garantojë bashkëpunimin midis UPZ dhe S.T.A, me qëllim sigurimin e standardit gjatë procesit të testimit të gjuhës Angleze e Frënge dhe të garantojë certifikimin zyrtar të rezultatit të arritur gjatë testimit në ambientet e UPz-së.

Tani studentët e UPZ do të kenë mundësi t’i nënshtrohen testeve të ETS të njohura ndërkombëtarisht (TOEFL ITP®, TOEIC®L&R dhe TFI™) në ambientet e UPZ . Marrëveshjen përkatëse e ka nënshkruar Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në UPZ dhe Prof. Ass. Ines Dika, përfaqësuese e S.T.A. Kjo marrëveshje është në funksion të implementimit të marrëveshjes në mes të MASHT dhe ETS Global BV e arritur në fund të vitit të kaluar me qëllim të implementimit të Udhëzimit Administrativ të Zyrës së Kryeministrit për gjuhët e huaja në programet e studimit të ciklit të dytë apo të tretë me nr. 03/2018. U.d. Rektori Temaj e vlerësoi të rëndësisë së veçantë për studentët e UPZ-së që t’i nënshtrohen provimit në njohuritë në gjuhët e huaja, sidomos atë angleze, në një institucion kredibil siç është ETS Global BV.

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Delegacioni i ZKA-së në Prizren, theksohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme,...

Lajmet e Fundit