11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

UPZ kërkon mbështetje nga GIZ-i

takime me gizUshtruesi i detyrës së Rektorit të  Universitetit “Ukshin Hoti”  në Prizren, dr. Zahadin Shemsedini,  ka pritur  të mërkurën në një takim përfaqësuesit e organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar-GIZ.

Shemsedini tha se qëllimi i këtij takimi ishte themelimi i bashkëpunimit ndërmjet UPZ-së dhe Programit GIZ-CDBE.“Në këtë  takim biseduam  për shkëmbimin e punës dhe produkteve të CDBE-së me UPZ-në dhe ofrimin e mbështetjes në fushat e mundshme sa i parket  programit të para-shërbimit (programin gjatë studimeve) të UPZ-së”.

“Një aspekt tjetër për bashkëpunim është mbështetja në hulumtime në fushën e edukimit në kuadër të këtij universiteti”. Të dy palët u pajtuan në parim që të vendoset bashkëpunimi në këtë aspekt, dhe pas diskutimit edhe të disa modeleve do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt edhe momerandumi i mirëkuptimit.

“Është në interes të Universitetit që të përfitojë nga ky bashkëpunim”, tha Shemsedini.

Ai propozoi që në kuadër të projektit të futet edhe sigurimi i një ose dy lektorëve të gjuhës gjermane, “pasi që në UPZ është Programi i Gjuhës Gjermane, dhe se ka nevojë për lektor në këtë lëmi, dhe për krijimin e një manuali”.

Në këtë takim po ashtu lindi ideja edhe e  sigurimit të ndonjë fondi për mbështetjen e UPZ-së për shtypjen e librave të profesorëve të Universitetit.
Edhe përfaqësuesit e GIZ u pajtuan parimisht me propozimet konkrete të UPZ-së.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Delirium

Lajmet e Fundit