Ura e qytetit kroat binjak të Prizrenit merr ngjyrat e flamurit të Kosovës

Qyteti i binjakëzuar me Prizrenin, Osijeku i Kroacisë, në shenjë të miqësisë dhe të solidaritetit në kohën e pandemisë ka ndriçuar monumentin më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës.

Ura e këtij qyteti ka marrë ngjyrat kaltër e verdhë duke reflektuar edhe në ujërat e lumit Drava, njofton Klan Kosova.

Një fotografi të tillë e ka publikuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka falënderuar edhe homologun e tij kroat për përkrahjen e dhënë.

“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Komunës së Osijekut, z. Ivan Vrki?, për mbështetjen e cila është mjaft domethënëse në këto ditë të vështira ku po kalon e gjithë bota nga kriza shëndetësore e pandemisë”.

“Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur”.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit