3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ura e Gurit dhe Arastës dëshmi të mungesës së shtetit ligjor

Ura e gurit ne prizrenOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka shqyrtuar sërish çështjen e ndriçimit të Urës së Gurit dhe atë të Arastës, në Qendrën Historike të Prizrenit.

Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore tha se gjatë muajit janar monitoruesit e organizatës kanë kërkuar sqarime nga Drejtoria për Shërbime Publike në lidhje me afatin e largimit të ndriçimit nga këto ura, që vitin e kaluar ishin vendosur pa leje të Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor dhe pa pëlqimet e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Historike dhe të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.
“DSHP nuk e ka parë të udhës që të ofroj përgjigje, duke shkelur parimet bazë të transparencës, por edhe dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike”.

“Në muajin nëntor të vitit të kaluar DSHP pat sqaruar se me 11 shtator 2013 ka lëshuar pëlqimin për NSH “Hisar Kosova” për pastrimin e shtratit të Lumëbardhit, rregullimin e mureve mbrojtëse në vendet e dëmtuara dhe ndriçimin e urave në qytet. “Përkohësisht është bërë ndriçimi i urave i cili do qëndrojë deri në festat e fundvitit dhe janë bërë disa riparime të vogla si ngjyrosja e parmakëve, rregullimi i trotuarit në urë, të cilat kanë qenë mjaft të dëmtuar dhe mundë të qëndrojnë deri në rregullimin e urës së re”, thuhej në përgjigjen e DSHP-së”.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i festave të fundvitit ndriçimi ilegal në urat e lartpërmendura vazhdon të funksionoj. EC Ma Ndryshe 3 muaj më parë pat dokumentuar intervenimet pa leje e pa pëlqime në këto ura, që përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

“EC Ma Ndryshe” përkujton sërish se ky ligj, përcakton se për çdo aktivitet në Qendrën Historike duhet të konsultohen Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike dhe se pas pëlqimeve të tyre Drejtoria e Urbanizmit lëshon lejen përkatëse ose e refuzon duke u bazuar në Planin e konservimit dhe ligjet në fuqi.

“Rasti i këtyre dy urave tregon mungesën e vullnetit të institucioneve komunale për të përfillur ligjet në Qendrën Historike të Prizrenit”.

“Marrë parasysh neglizhencën e Komunës së Prizrenit, EC Ma Ndryshe i bën thirrje MMPH-së dhe MKRS-së që të intervenojnë për zbatimin e ligjshmërisë në Qendrën Historike të Prizrenit, duke nisur nga Ura e Gurit dhe ajo e Arastës”

EC Ma Ndryshe gjithashtu inkurajon institucionet mbikëqyrëse, si IMMH-në dhe KTK-në në veçanti, për denoncimin publik të këtyre rasteve.

“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbyllen 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e...

47 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Nga këto aksidente, 15 ishin me të lënduar dhe 47 me dëme...

Lajmet e Fundit