22.6 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025

Urimi i drejtoreshës së Arsimit në Prizren, për 7 Mars

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi –Vezgishi, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Postimi i plotë

Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Sot është 133 vjetori i hapjes së MËSËNJTORES së parë shqipe dhe njëkohësisht janë ditët e Epopesë së Lavdishme të UCK-së.

Mësonjëtorja e parë shqipe dhe Shtëpia ku Jasharajt rezistuan duke u flijuar, janë vatra të krijimit të vetëdijes kombëtare.

Shkolla e parë shqipe u luftua që të mbyllej pas disa vitesh, por fal mësuesve atdhetarë dhe patriotëve të shquar u hapën me dhjetëra shkolla të tjera nëpër qytete të tjera shqiptare.

Me dhjetëra nxënës të tyre u bënë mësues që do të mbronin jo vetëm arsimin por dhe do të mbanin identitetin tonë. Dhe ne duhet të përkulemi për secilin prej tyre.

Mësuesi i madh i gjuhës shqipe Eqrem Qabej pati thënë: Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision.

Mbi këtë postulat mësuesit tanë i kanë shërbyer vendit. Mbi këtë postulat, mësuesit tanë kanë edukuar gjenerata të tëra. Me sjelljen dhe përkushtimin ndaj këtij misioni, mësuesit tanë janë bërë shembull për breza të tërë.

Prej jush, kemi mësuar si të flasim hapur, si të diskutojmë hapur dhe në kohë më të vështira. Si të shenjtërojmë konceptin e lirisë, dhe si të luftojmë paragjykimin. Ju i keni mësuar shoqërisë tonë se sa e rëndësishme është dija për njeriun dhe sa vlerë ka ndershmëria dhe dinjiteti për njeriun.

Për të gjitha këto, ju jemi mirënjohës dhe falënderues për punën tuaj të çmuar që keni bërë ndër vite.

Ju urojmë shëndet dhe mbarësi!

Cineplexx organizon event për 8 Mars me një super ofertë

Më Shumë

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Parimi ynë është i qartë: të kontribuojmë me integritet në zhvillimin komercial të vendit tonë, duke ofruar produkte të besueshme, të shëndetshme dhe me...

Laura Fazliu, medaliste e botës

Xhudistja jonë Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për Senior që po...

Lajmet e Fundit