13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Urimi i rektorit të UPZ-së!

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ua uron 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës të gjithë studentëve, profesorëve, stafit të administratës dhe të gjithë qytetarëve. 17 shkurti i vitit 2008 shënon kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificës të gjeneratave për liri dhe pavarësi.

Neve na mbetet tani të kontribuojmë për shtetin tonë të ngritur me shumë mund dhe gjak dhe ta zhvillojmë përmes kryerjes së detyrave tona me përkushtim dhe ndershmëri.

Mirënjohje të përhershme për të gjithë heronjtë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që ne sot të festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Urime 17 Shkurti!

Më Shumë

Hodaj kritikon standardet e dyfishta brenda LDK-së

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar me kritika ndaj disa strukturave të partisë, duke i cilësuar si...

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi i Prizrenit pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit