15.7 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Ushtria izraelite paralajmëron civilët e qytetit të Gazës që të evakuohen

Ushtria izraelite të premten u bëri thirrje të gjithë civilëve në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, ndërsa vazhdon bombardimet e saj në enklavën bregdetare në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1200 njerëz.

“IDF bën thirrje për evakuimin e të gjithë civilëve të qytetit të Gazës nga shtëpitë e tyre në drejtim të jugut për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre dhe të lëvizin në zonën në jug të Wadi Gazës”, thonë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan të enjten se një urdhër ushtarak izraelit për të evakuuar të gjithë popullsinë 1.1 milionëshe të Gazës veriore në jug të enklavës së rrethuar ishte “e pamundur” pa shkaktuar pasoja të mëdha humanitare.

Në deklaratën e saj të premten, IDF tha se civilët e evakuuar do të jenë në gjendje të kthehen në qytetin e Gazës “vetëm kur të bëhet një njoftim tjetër që e lejon atë”.

“Terroristët e Hamasit fshihen në qytetin e Gazës brenda tuneleve nën shtëpi dhe brenda ndërtesave të populluara me civilë të pafajshëm të Gazës”, tha IDF, duke pretenduar se militantët e Hamasit “po përdorin” civilët e Gazës si “mburoja njerëzore”.

Izraeli ka grumbulluar më shumë se 300,000 rezervistë përgjatë kufirit të tij jugor me Gazën, por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.

Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu qindra mijëra njerëz.

Më Shumë

Temperaturat deri në 16 gradë Celsius

Moti i vranët dhe me intervale me diell, parashihet për sot. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do jenë  4-8 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale: 13-16°C. Era do...

Rexhaj: Në balotazh do të ketë ndryshim në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në komunën e Prizrenit, ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit