Vaksina anti-COVID, qeveria britanike arrin një tjetër marrëveshje me GSK dhe Sanofi – porosit 60 milionë doza tjera

Qeveria e Britanisë së Madhe ka nënshkruar marrëveshjen e katërt për vaksinat premtuese, duke siguruar 60 milionë doza për trajtim eksperimental që po zhvillohet nga kompanitë farmaceutike GSK dhe Sanofi, shkruan BBC.

Qeveria britanike tashmë ka nënshkruar marrëveshje për 100 milionë doza të vaksinës premtuese të Universitetit të Oksfordit, që po e zhvillon AstraZeneca, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ka siguruar edhe 90 milionë doza tjera të dy vaksinave tjera premtuese. E qeveritë në mbarë botën kanë filluar të ndajnë miliarda dollarë për vaksinën anti-Covid me një sërë kompani farmaceutike.

Vaksina që është porositur nga qeveria britanike dhe zhvillohet nga Sanofi në bashkëpunim me GSK, përdor proteina të kombinuara për prodhimin e vaksinave kundër gripit.

Sanofi është një nga kompanitë liderë në kryerjet e testimeve klinike dhe nëse aprovohet prodhimi i vaksinës dhe rezulton të jetë e suksesshme tek pacientët, ajo do të jetë e gatshme për shitje në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit