7.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Vaksina kundër coronavirusit 90 për qind efektive – Britania e Madhe porosit 10 milionë doza, të gatshme para Krishtlindjeve

Boris Johnson premtoi se Britania e Madhe do të jetë ndër të parat për një vaksinë të re të coronavirusit sonte pas një përparimi masiv – por bëri thirrje që britanikët të mos ndalojnë kujdesin akoma.

Gjithsesi, kryeministri u përpoq të qetësonte shpresat për një fund të hershëm të bllokimit pasi Pfizer dhe BioNTech zbuluan se rezultatet fillestare nga një testim masiv klinik sugjeruan që nëntë në 10 persona që marrin vaksinën e tyre janë të mbrojtur prej coronavirusit.

Dhe siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, Mbretëria e Bashkuar tani mund të marrë 10 milionë doza të vaksinës deri në Krishtlindje – të mjaftueshme për pesë milionë britanikë – me ekspertë që rrisin pritjet që jeta mund të “kthehet në normalitet” deri në pranverë.

“Gabimi më i madh që mund të bënim tani do të ishte të ngadalëson vendosmërinë tonë në një moment kritik”.

Ndryshe, kompania Pfizer tha se vaksina e saj eksperimentale për COVID-19 ishte më shumë se 90% efektive, duke rritur shpresën pasi pandemia po shtrihet me mbi 50 milionë raste dhe 1.2 milion vdekje në botë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjithashtu mirëpriti “lajmet inkurajuese të vaksinave” në një postim në Twitter. /Telegrafi/

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

Lajmet e Fundit