13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Valbona Xibri ngjit një copëz Shqipërie në teatrin Odin në Oslo

Valbona Xibri“…kam lindur në moshën 20 vjeç, në dhomën e babait tim, më flokë të shkurtër dhe me rrobat të errta. Mashkull.” Këto janë fjalët e personazhit kryesore të shfaqjes “Burrneshat”, një pjesë e ideuar nga regjisorja Valbona Xibri dhe që sjell fenomenin vashave të maleve, që zgjedhin për të jetuar si meshkuj. E diplomuar për regji teatri në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në vitin 1990, regjisoria që prej vitesh jeton në Itali, me datë 24 janar, do të ngjiste një copëz Shqipëri, në një prej teatrove me prestigjosë në Evropë, atë të “Odin Teatret”.

Si erdhi ftesa për të performuar në “Odin Teatert” dhe si nisi projekti “Burrneshat”?
Ndodhesha në teatrin “Odin” në maj të vitit të kaluar në një simposium dedikuar teatrit komunitar. Aty pata nderin të bisedoj me themeluesin e këtij teatri Eugenio Barba. Kujtoj që ështe nje njeri me humanitet dhe aftesi degjimi te jashtezakonshme. I tregova që isha nga Shqipëria. Më pyeti, më dëgjoi, madje gjeti edhe disa momente te vogla te ngjashme midis pervojave tona. Kur i fola per projektin mbi të cilin po punoja prej dy vjetesh më ftoi të beja kërkese ne Odin për ta përfunduar dhe debutuar në skënë e këtij teatri.

Cilat ishte aryeja përse zgjodhe një temë si virgjëreshat e betuara, burrneshat?
Duke studiuar fenomenin, më apasionoi. Më pas doja të vihesha në provë me një ngjarje goxha unike dhe të pazakontë. Mendoj gjithashtu që fenomenet që kanë të bejne me kulturën tonë duhet t’i trajtojmë në rradhë të parë ne shqiptaret. Thjesht per faktin qe jemi të mbrujtur me këtë lloj kulture dhe ndoshta kjo na ndihmon, të paktën shpresoj, që të mos e shndërrojmë në një fenomen ekzotik, por të shohim vlerën kulturore të kësaj tradite. Në veprën time kur flas për burrneshat unë nuk kërkoj zgjidhje. Nuk është e nevojshme; zgjidhjen e kanë gjetur ato vetë. Unë thjesht evokoj faktin që në këtë anë të botës ekziston një kategori personash, që kanë bërë një zgjidhje të tillë dhe komuniteti i tyre e pranon dhe respekton.

Përpara se të realizonit shfaqen keni udhëtuar drejt veriut të Shqiperise, për të takuar personazhe realë. Çfarë përshtypjesh ju kanë lënë?
Kam takuar disa prej tyre dhe kam pasur kënaqësinë të njoh persona autentike, të mprehta, të forta, zemërgjera dhe ajo ç’ka më pëlqeu, më shumë humor. Njerëz të bukur. Do kthehem t’i takoj, t’i çoj fotografitë që kam me to. Një përvojë goxha e fortë. Nuk pashë viktima, martire apo të penduar, por persona, me halle e probleme si te tjere, por të qetë dhe të ngopur nga jeta.

Dhe me ndjenjën e drejtesisë. Kujtoj një moment, kur njëra prej tyre më tha teksa pinim një kafe. “Shiko atë makinën prapa teje. Burrat dolën dhe u futën në kafe. Grate i lanë në makine. Në shtëpine time nuk egziston një gjë e tillë. Ato pak herë që shkojmë në kafe hyjmë të gjithë burra e gra”. Ndoshta të qenit gra, i ka bërë vërtetë burra më të mirë. Këto personazhe realë, kam zgjehdur t’I kem pranishme në performancë nëpermjet fotografive te Paola Favoino-s nje fotografe e talentuar nga Roma e cila per vite me radhe i ka fotografuar.

Shfaqja trajton shndërrimin e personazhit Gjela, në Gjergji në moshën 20 vjecare? Mund të na rrëfeni pak më shumë rreth subjektit? Përse ndodh ky shndërrim?
Ime bijë Sara e influencuar nga tregimet, studimet, imazhet dhe pervoja në kontakt të drejtperdrejtë me burrneshat shkruajti tregimin e shkurter me titull “Burrnesha”, te cilin e perdorëm si gjurmë për të ndërtuar strukturën e shfaqjes. Subjekti është shumë i thjeshtë ; Gjela dhe e ëma mbeten vetëm pas vdekjes se të atit dhe meqenese nuk eshte mirë që dy gra të jetojnë vetëm, ajo duhet të martohet. Ne fakt Gjela dëshiron të jetojë e lirë dhe te mos i nënshtrohet askujt, kështu që pamja e pakëndshme dhe sjellja jo e pëlqyeshme e pretendentit për bashkëshort, e bind përfundimisht të jetojë prej asaj dite si Burrneshë.

Një monodrama, e cila ndërthurte elemente si video projeksioni, por edhe muzika tradicionale shqiptare, detaje si qeleshet, etj Na trego pak më shumë?
Më pëlqen të përdor gjuhë të ndryshme artistike. Meqënese filmi është një formë që më ngacmon, mendova të ndërtoj disa video që sjellin elementë që me gjuhën e teatrit është më e ndërlikuar të tregosh. Me ndihmën e Giuseppe Baresi-t, drejtor fotografie dhe docent në Shkollën e Kinemasë në Milano, bëmë disa filmime që tregojne jetën e personazhit në intimitetin e banesës së tij.Ndërsa me anë të muzikës tradicionale është përdour për të sjellë atmosferat e Ballkanit, kurse 12 qeleshet në skënë përfaqesojnë 12 pleqtë e fshatit dhe skena është ajo e betimit.

Si e priti spektator i teatrit “Odin” shfaqjen?
Disa ditë pëpara premierës ishim ftuar në një galeri arti, një ambient shumë intim, për të paraqitur projektin. Zgjodha 3 momente nga shfaqja dhe ia servirëm publikut të pranishem. Pothuajse të gjithë erdhen të shihnin shfaqjen, të shtunën më 24 janar. Por kënaqesia më e madhe ishte që publiku përbëhej në pjesën më të madhe nga aktoret e teatrit “Odin” dhe artistë të tjerë nga gjithë bota, që ndodheshin në këtë qendër për kurse formimi profesional. Kështu që ishte një publik ndërkombëtar. Të duartrokitesh nga një publik i tillë, modestia menjanë, nuk është pak. Pasi shfaqja mbaroi, vura një nga meloditë shqiptare që perdorja në shfaqje për të shoqeruar daljen e publikut, por njeeëzit nuk dolën; vazhdonin të përplasnin duart nën ritmin e muzikes. Si në një festë shqiptare.

Aktorja e zgjedhur prej jush ishte rumune. Si e ka perceptuar ajo rolin?
Isha dhe jam e bindur që Maria Stefanache, ishte aktorja e duhur për këtë personazh duke qenë se unë punoj jashtë Shqipërisë. Natyrisht do kisha preferuar një aktore shqiptare si Yllka Mujo, për të thënë një emër mes të tjerash. Dhe kjo jo vetëm për pasurinë gjuhësore që do i kishte dhënë shfaqjes, por edhe për faktin që si unë është e mbrujtur me këto histori, që një aktore rumune ose italiane natyrisht nuk mund të zotërojë. Preferova një aktore rumune në radhë të parë sepse kam punuar me të dhe i njihja kapacitetin, por mendoj qe mes rumunësh e shqiptarësh kemi shumë afinitete. Ne fakt, Maria nuk pati vështirësi të bente veprime të pazakonta për të, por që ndoshta në mënyre arkaike diçka i kujtonin..

Pjesa ka qenë në gjuhën italiane, keni ndërmend ta sillni në gjuhën shqipe dhe në Shqipëri?
Patjetër! Nese ftohem. Natyrisht do gjeja mënyrën për ta përshtatur në shqip. Megjithatë jam e bindur që publiku shqiptar do e shijonte shfaqjen në çfarëdolloj gjuhe. Teksti është minimal, sepse që në krye të herës kisha vendosur të perdor sa me pak fjalen. Idea është qe duke punuar vazhdimisht fjala të evitohet përfundimisht dhe të tregohet historia vetëm me sa ndodh në skenë.

Ndërkohë cilat janë projekte të tjera teatrale me të cilat keni punuar në Itali?
Vjeshtën e kaluar vura në skenë një shfaqje të ndertuar mbi historitë (e verteta) të refugjateve që nga shkretetira e Saharës shkojnë drejt porteve të Afrikës së Veriut për të arritur (ata më fatlumët) në Evropë. Në këtë rast zgjodha fotografinë si element për t’ia bashkengjitur recitimit. Bashkëpunova me Alfredo Bini-n, nje fotograf i talentuar që ka dokumentuar udhëtimet e shpresës dhe Fabrizio Gatti, një gazetar italian që disa vite me parë u kamufua si refugjat kurd dhe udhëtoi nga Agadez, në Niger, mbi kamionë nëpër shkretetirë, duke perfunduar pas shumë peripecish në një qendër identifikimi në Lampedusa. Ky është një projekt “work in progress”, (siç është edhe “Burrnesha”), të cilin po mendoj ta zhvilloj më tej.

Cila është aspirata jote në këtë moment?
Që gjerat të vazhdojnë të ecin njëlloj si tani.

Po për ardhmen?
Të bëj të mundur ardhjen e teatrit “Odin” në Shqipëri./Shqiptarja.com/

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Lajmet e Fundit