13.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Varrosen dy të aksidentuarit në Hungari

Dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën në një aksident trafiku në Hungari janë varrosur të enjten. I ndjeri
Kushtrim Hoxha, është varrosur në Petrovë të Prizrenit, derisa i ndjeri tjetër, Jetmir Rexhepi është varrosur në Celinë të Rahovecit.

Ceremonitë e varrimit janë zhvilluar me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe dashamirëve të familjes Hoxha, respektivisht familjes Rexhepi. Dy shtetasit e Republikës së Kosovës patën humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, që pat ndodhur javën e shkuar në Hungari.

Për shkak të procedurave të aplikuara nga autoritetet hungareze familjarët kanë mundur që t’i tërheqin trupat e dy shtetasve të Kosovës, Kushtrim Hoxha, 28 vjeçar nga Prizreni dhe bashkëshortit të motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeçar nga fshati Celinë – Komuna e Rahovecit, gjatë ditës së djeshme. Ditë më parë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz pat ofruar mbështetjen institucionale lidhur me këtë rast, ku sipas saj, kjo ministri përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, janë angazhuar për kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme për kthimin e trupave të tyre në Kosovë.

Ngushëllimet për familjen Hoxhaj dhe Rexhepi janë shprehur nga shumë qytetarë të Kosovës si dhe nga bashkëkombësit në mërgatë./TV Prizreni

Më Shumë

Përvjetori i Adnan Abrashit| 12 vjet pa publicistin që nuk heshti kurrë përballë padrejtësive

Sot, më 3 nëntor, shënohen 12 vjet nga ndarja nga jeta e publicistit të njohur kosovar, Adnan Abrashi. Figura e tij mbetet e paharruar...

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit