Varrosen me nderime nga garda ceremoniale e FSK-së vëllezërit e vrarë në Malishevë

Janë varrosur në varrezat e fshatit Plloqicë të Malishevës dy vëllezërit, Shani e Bahri Maloku, pasi u vranë dje mizorisht nga disa hajna që ishin futur në shtëpinë e tyre, njofton Klan Kosova.

Pasi që njëri nga vëllezërit ishte pjesë e Forcë së Sigurisë së Kosovës, trupat e të ndjerëve janë përcjellur për në banesën e fundit me nderime nga garda ceremoniale e FSK-së.

Në varrim u panë shumë njerëz që kishin ardhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy të vrarëve.

Ishte edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili bëri thirrje që rasti të zbardhet sa më parë e kryerësit e krimit ta vuajnë dënimin.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit