12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Varroset 27 vjeçari nga Opoja e Dragashit që vdiq aksidentalisht duke ushtruar për hipizëm

Është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Bresanë të Komunës së Dragashit, 27 vjeçari Muhamer Mustafa i cili ndërroi jetë dje aksidentalisht teksa po ushtronte me kalin e tij në vendin e quajtur ‘Mejdan’.

Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës i riu kishte gjetur vdekjen pasi ishte rrëzuar nga kali.

“Aksidentalisht ka humbur jetën një i ri 27-vjeçar deri sa ka qenë duke u trajnuar me një kalë nga plagët e renda ka ndërruar jetë në fshatin Buzez”, ka thënë Policia e Kosovës të premtën për Express

Mustafa ishte një djalosh i apasionuar pas sportit të hipizmit, për të cilin kishte ushtruar për dhjetë vite me radhë.

Muahmeri kishte qenë i martuar, dhe priste që shumë shpejtë të bëhej edhe baba.

Në ceremoninë e varrimit të tij, kanë marrë pjesë një numër i lartë njerëzish, të cilët ia kanë dhënë lamtumirën e fundit./Express/

Më Shumë

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Lajmet e Fundit