1.9 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Varroset legjenda e futbollit,Sokol Hadri

Me nderime qytetare, të hënën është varrosur legjenda e futbollit të Prizrenit, Sokol Hadri, i cili ka ndërruar jetën ditën e sotme në moshën 75 vjeçare.

Të hënën pasdite, është varrosur me nderime qytetare në Prizren, nga familjarë, miq, bashkëlojtarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme Sokol Hadri, një nga legjendat e futbollit kosovar.

Ndarja nga jeta e Sokol Hadrit, është humbje e madhe për gjithë komunitetin sportiv, tha kryetari i FFK-së, Agim Ademi, pasi i ndjeri la gjurmë të pashlyeshme në sportin vendor.

I mërzitur për humbjen e bashkëlojtarit dhe mikut të tij, ishte edhe Rexhep Gaxholli, i cili tha se ikja nga kjo botë e Sokol Hadrit, është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij. Kontributi i Sokol Hadrit, për futbollin ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme dhe e ndihmuan futbollin e Kosovës të marrë hov të madh të zhvillimit në vitet 70-ta e 80-ta.Si një mbrojtës korpulent, Hadri u shqua për vendosmëri, por edhe për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër.

Karrierën e filloi në skuadrën e Lirisë, aty, ku e dha edhe kontributin e tij më të madh dhe e përmbylli karrierën në vitin 1985, teksa me plotë sukses luajti edhe për ish-Buduçnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën./Televizioni I Prizrenit

Më Shumë

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Lajmet e Fundit