6.8 C
Prizren
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Varroset legjenda e futbollit,Sokol Hadri

Me nderime qytetare, të hënën është varrosur legjenda e futbollit të Prizrenit, Sokol Hadri, i cili ka ndërruar jetën ditën e sotme në moshën 75 vjeçare.

Të hënën pasdite, është varrosur me nderime qytetare në Prizren, nga familjarë, miq, bashkëlojtarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme Sokol Hadri, një nga legjendat e futbollit kosovar.

Ndarja nga jeta e Sokol Hadrit, është humbje e madhe për gjithë komunitetin sportiv, tha kryetari i FFK-së, Agim Ademi, pasi i ndjeri la gjurmë të pashlyeshme në sportin vendor.

I mërzitur për humbjen e bashkëlojtarit dhe mikut të tij, ishte edhe Rexhep Gaxholli, i cili tha se ikja nga kjo botë e Sokol Hadrit, është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij. Kontributi i Sokol Hadrit, për futbollin ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme dhe e ndihmuan futbollin e Kosovës të marrë hov të madh të zhvillimit në vitet 70-ta e 80-ta.Si një mbrojtës korpulent, Hadri u shqua për vendosmëri, por edhe për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër.

Karrierën e filloi në skuadrën e Lirisë, aty, ku e dha edhe kontributin e tij më të madh dhe e përmbylli karrierën në vitin 1985, teksa me plotë sukses luajti edhe për ish-Buduçnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën./Televizioni I Prizrenit

Më Shumë

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Një tërmet me magnitutë prej 4.6 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bosnjë dhe Hercegovinë. Këtë e ka bëre të ditur...

SHBA po shqyrton ‘zgjerimin dramatik’ në stërvitjen e trupave ukrainase

Uashingtoni po konsideron zgjerimin e ndjeshëm të trajnimit që ushtria amerikane ofron për trupat ukrainase, kanë thënë për CNN shumë zyrtarë amerikanë. Sipas mediave të...

Flamuri dhe qeni

Lajmet e Fundit