Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare me Serbinë

Kolona ne Kufi te mal te zizAs sot, policia kufitare e Serbisë nuk po i pranon ekstraktet e Lindjes. Kjo ka ndikuar që kolonat e mëdha në pikat kufitare me Serbinë të vazhdojnë edhe ditën e sotme. Ndërkaq, pika kufitare më problematike mbetet ajo e Merdarës, thotë për Kosovapress, Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Gudaj.

Ai arsyeton pritjet, duke thënë se qytetarët mund të marrin edhe vikendeve Certifikatat e Lindjes, dhe se, sipas tij, ata janë të njoftuar se nuk do t’ju pranohet ekstrakti, sikundër që ka ndodhur edhe vjetëve të mëparshme,transemton rtk

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të premten, ka thënë për Kosovapress se ky problem pritet zgjidhet shpejt. Sipas Ministrit Rexhepi, Zyrtari Ndërlidhës, Dejan Paviçeviq, është duke biseduar me autoritetet në Serbi për të gjetur një zgjidhje rreth këtij problemi.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit