Vazhdojnë pushimet luksoze në Egjipt, kjo është ‘sefaja’ që po e bëjnë Arjola e Adriana

Dy aktoret e njohura shqiptare, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri, janë shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën.

Përveç projekteve të përbashkëta në sferën profesionale, ato shpesh zgjedhin që të kalojnë kohë bashkë edhe jetën e tyre të përditshme.

Së fundmi, dy aktoret e njohura kanë vendosur që t’i kalojnë bashkë pushimet në Egjipt.

Ato kanë publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të përbashkëta, ku shihen duke kaluar momente shumë të këndshme mes vete në një nga resortet luksoze të Kajros.

“Edhe jemi zënë këto ditë për mos-përputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë)”, ka shkruar aktorja tropojanë në mbishkrimin e fotografive.

Vlen të përmendet se në fotografitë me bikini, dy koleget e teatrit duken tejet në formë të mirë trupore, ndërsa tregojnë pa hezitim linjat e tyre.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit