2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Rahovec

Drejtoria e Inspektoratit në Rahovec, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec, kanë vazhduar me sukses aksionin e lirimit të hapësirave publike në komunën e Rahovecit

Drejtori i Drejtorisë për Inspeksionit, Muhamet Behra, lidhur me aksionet e ndërmarra thotë :”Jemi në vazhdën e aksionit të lirimit të pronave publike, jemi në bashkëpunim të plotë me Stacionin Policor në Rahovec, dhe gjatë këtij aksioni përgjatë rrugës kryesore kemi intervenuar kundër lokaleve të cilit kanë vendosur tavolina, karrige dhe ekspozimin e mallit para marketeve të tyre, përtej parametrave të parapara ligjore, si dhe shitësit ” ambulantë” të pemëve dhe perimeve në pronën publike.”

Me këtë rast, inspektorët në bashkëpunim me policët e Stacionit Policor në Rahovec, kanë larguar disa kamionë të shitësve “ambulantë” në Sheshin e Dëshmorëve duke e mbuluar bustin e heroit të kombit Mensur Zyberaj.

Në anën tjetër , inspektori Sabahajdin Qeska, thotë se shumë herë ndodh se fletëparaqitjet e tyre që dërgohen në Gjykatën për Kundërvajtje, në të gjitha rastet dënimi për shitësit ” ambulantë” nga ana e gjykatësve është vetëm qortim, edhe pse vetë ata janë në dijeni se është fjala për recidivistët.

Aksioni i filluar nga ana e Drejtorisë së Ispeksionit, do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim me përkushtim dhe përpikëri deri në vetëdijesimin e plotë të qytetarëve, të cilët duhet t?i nënshtrohen ligjit/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjonaj i Hasit në prag të festës: “Malësori” përgatitet për festivalin “Hasi Jehon 2026”

Ritmet e tupanëve dhe hapat e valleve burimore kanë nisur të ushtojnë në Gjonaj të Hasit. Shoqëria Kulturo-Artistike “Malësori” ka hyrë në fazën finale...

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress. Në këtë...

Lajmet e Fundit