10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve gjatë këtyre dy javëve ka vepruar në bazë të Vendimit për Rregullimin e Qytetit dhe Shërbimeve Komunale, duke filluar me lirimin e hapësirave publike.

Nga java e kaluar të gjithë prodhuesit e prodhimeve bujqësore, shitësit ambulantiv dhe tregtarët që merren me tregëtimin e produkteve të ndryshme janë larguar nga rrugët dhe trotuaret dhe të njëjtit janë sistemuar në tregjet legale që posedon Komuna e Prizrenit.

Deri më tani intervenimet janë bërë në lagjen Bazhdarhane, në Rr. Rrustë Kabashi, në Rr. Fan S. Noli afër qerdhes Yllka, në Rr. Ahmet Prishtina dhe disa lokacione të tjera brenda qytetit. Gjithashtu largimi i shitësve ambulantiv është bërë edhe te tregu i veturave në rrugën magjistrala Prizren – Suharekë.

Inspektorati Komunal ka planifikuar që nga data 10.02.2022, e enjte të filloj me largimin e pengesave që janë të vendosura në hapësira publike, në mënyra dhe forma të ndryshme, pa leje të organeve kompetente komunale.

Lirimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe ditët e javët në vazhdim, në të gjitha zonat në Komunën e Prizrenit.

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit